Presidenti Donald Trump hodhi në Twitter shënimin se kurrë nuk do t’i kundërpërgjigjet diktatorit Kim Jong-un të Koresë së Veriut. Kjo ishte më qesharakja për të, ose më frikacakja për të (varet nga pikëpamja e tij politike).

Trump iu përgjigj deklaratës së parë të regjimit të Koresë së Veriut gjatë gjithë vizitës së Donald Trump në Azi, e cila ishte më luftarakja se kurrë.

Donald Trump shkroi në Twitter:

“Pse do të më fyente mua Kim Jong-un duke më quajtur ‘plak’, kur unë nuk do ta thërras KURRË ‘i shkurtër dhe i trashë”. OK, unë përpiqem çdo ditë që të jemi miq, dhe ndoshta kjo do të ndodhë një ditë”.

Është për t’u shënuar se zoti Trump, gjatë vizitës në Azi, nuk e përdori kurrë nofkën “Njeriu i vogël Raketë” dedikuar liderit korean- verior Kim Jon-un.

Veritas.com.al/