Presidenti Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Davos, Zvicër, të këtij viti.

“Presidenti ka mirëpritur mundësinë që ta paraqesë agjendën e tij ‘America First’ para liderëve botëror”, tha për New York Times sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Mes disa hollësive të elitës më të madhe botërore, është se agjenda e Trump ‘America First’ do të përplaset me sa duket me forumin që i dedikohet globalizmit ekonomik.

Në vitin 2017, presidenti kinez,  Xi Jinping mbrojti idenë e globalizmit në fjalimin e tij kryesor pasi Trump ishte zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, mbi platformën ekonomike kombëtare.

Sanders tha se Trump do të mbrojë agjendën e tij gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin e elitave globale.

“Në Forumin Ekonomik botëror të këtrij viti, presidenti pret të promovojë politikat e tij për forcimin e biznesit amerikan, industrinë amerikane, dhe punëtorët amerikan”, tha ajo.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.