Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato është pyetur në lidhje me sulmet e kreut të PL-së Ilir Meta ndaj SPAK.

Gonzato bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet, teksa shtoi se BE nuk ka mbajtur asnjëherë një standard të dyfishtë lidhur me qëndrimin e saj sa i takon mbështetjes së drejtësisë së re.

Pyetje: BE ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë ndaj kreut të SPAK. Ndërkohë Rama ka sulmuar. Pse reagoni për sulmet nga Meta dhe jo nga Rama?

“Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm.

Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet”, tha Gonzato ne konferencë për median.