Presidenti i Shteteve të Basahkuara, Donald Trump ka thënë se veprimet e ish- këshilltarit të sigurisë kombëtare, Michael Flynn pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ishin të ligjshme.

Zoti  Flynn ka hyrë në një marrëdhënie shfajësimi dhe ka rënë dakord të bashkëpunojë me një hetim mbi një përplasje të supozuar mes ekipit të zotit Trump dhe zyrtarëve Rus.

Presidenti shkroi në Twitter se e kishte shkarkuar zotin Flynn “sepse ai gënjeu zëvendës- presidentin dhe FBI”.

Ai tha se nuk ka “asgjë për të fshehur” në veprimet tranzitore të ekipit të tij.

Zoti Flynn është deklaruar i fajshëm për një deklaratë false para FBI rreth kontakteve me ambasadorin e athershëm të Rusisë, Sergei Kislyak në Dhjetor 2016, pasi zoti Trump u zgjodh, por përpara se të betohej si president.

Nën termat e lutjes për shfajësim- me këshilltarin  special Robert Mueller, i cili po heton përplasjen zoti Flynn ka kërkuar uljen e ngarkesës së akuzës dhe shkurtimin e dënimit, pas kësaj mund të ballafaqohet.

Kjo ka nxitur spekulime se ai ka inkriminuar provat për një ose më shumë këshilltarë të administratës së Trump.

Veritas.com.al/