Si pamje të filmave horror duken këto që kanë xhiruar turistët spanjollë të dhunuar dy ditë më parë nga pronari i një lokali në Porto Palermo të Himarës. Personi që shihni në video është Mihal Kokëdhima, i cili ka hipur sipër furgonit, ndërkohë që është në lëvizje, dhe tenton të hyjë brenda duke thyer xhamin, për të vijuar dhunën ndaj turistëve.

Pamjet janë xhiruar nga turistët spanjollë, që u bënë pjesë e një skene gati të pabesueshme dhe aspak normale.

Në video shihet se si Kokëdhima qëndron i varur në furgon teksa shoferi vijonte të ecte.

Tmerri për familjen nga Spanja ka zgjatur për disa minuta deri sa Kokëdhima u shkëput nga furgoni dhe një patrullë policie kaloi aty pranë.

I gjithë konflikti nisi pasi turistët nuk u shprehën të kënaqur nga cilësia e ushqimit në restorant dhe vendosën të largohen, por ky veprim nuk u pranua nga pronari, duke degjeneruar në këtë skenë të turpshme.

Mihal Kokëdhima është arrestuar nga policia, ndërsa pranë familjes spanjolle shkoi vetë ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Veritas.com.al/

EKSKLUZIVE/ VIDEO + 18: “ Hajde se na vrau, po na ndjekin nga mbrapa të tjerët”, dalin pamjet e tmerrshme kur pronari i restorantit sulmon turistët spanjoll

Publiée par Gazeta TemA sur Samedi 17 août 2019