Që në mëngjes mediat pranë qeverisë kanë njoftuar se sot “ministri Tahiri pritet që të shpallë dorëheqjen”. Këtë do ta bënte përmes një konference për shtyp.

Fillimist njoftimi u mor si ja shantazh i mediave të Ramës ndaj publikut; por orët e fundit janë zhvilluar të tjera hapa. Kryeministri Rama paska thërritur në zyrën e  tij ministrin Tahiri, që sipas atyre që po e vëzhgojnë si gazetarë të angazhuar me qeverinë, mund t’i kërkojë dorëhehqjen

Vërtet ministri Tahiri mund të japë dorëheqjen, edhe pse dihet që Rama e kishte “delfin” të tij.

Sakrificën, duke “djegur” Tahirin, Rama e bën me dy synime; por në fund mbetet vetëm një e gjysmë

E para se i jep kredite aleatit Ilir Meta, i cili ka kërkuar pa pushim dorëheqjen e  Tahirit. Me këtë realizon një lidhje të Metës rreth koalicionit të tij dhe kundër  splitit që pritej para protestave popullore.  Qëllimi i Ramës është që në zgjedhjet e reja, kurdo që të zhvillohen, të shkojë me Metën në krah. Dhe këtë mund ta garantojë duke shitur Tahirin

Ndërsa synimi i dytë, që është “mbyllja e gojës protestës popullore”, kjo mbebet vetëm gjysmë ose më pak. Sepse për Opozitën që kërkon zgjedhje të lira në një qeveri teknike, nuk hyn në punë “koka e një ministri. Megjithatë do të bëjë zhurmë.

Protestat do të vazhdojnë pavarësisht nga dorëheqja e ministrit. Kërkohet qeveri teknike.