Nga L. Skiro/

Në fakt nuk janë që të dy ambasadorë njëkohësisht në Tiranë. Vetëm njëri,Donald Lu, kryen aktualisht detyrën e ambasadorit të SHBA në Tiranë. Ky shoqëronte sot ambasadorin Aleksandër Arvizu, edhe ky një ambasador amerikan në Tiranë, por që u zëvendësua nga Lu. Arvizu duket se ka ardhur në shtëpinë e tij, në Tiranë, por tani kthehet nën petkun e detyrës si Zv/ ndihmës sekretar amerikan i shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit.

Interesi kryesor i dy të dërguarve të Amerikës duket se është krimi dhe lufta kundër krimit në Shqipëri. Prandaj kanë takuar kryetarin e Partisë Demokratike (në opozitë), Lulzim Basha. Të paktën nga fotografia e të treve, zoti Arvizu duket se ka një vemendje shumë të amdhe tek dëgjon, por ndërkohë duket sikur thotë: “I di, i di, të gjitha!”. Kur është larguar nga Shqipëria, si ambasador, zoti Arvizu, ka lënë pak toka të mbjellë me kanabis, vetëm një fshat në Gjirokastër, Lazarat. Por trendy për të mbjellë sipërfaqe të tjera me kanabis, dukej sheshit që atëherë; veçse askush nuk mund të mendonte se do të mbulohej gjithë sipërfaqja e vendit. Ndërkohë që dy diplomatët amerikanë po bisedonin me kryetarin e Opozitës, bash në atë kohë disa gazetar ishin ngjitur në malësitë e Tirans dhe po sillnin foto pa fund me parcela të mbjella me drogë.

Opozita ka deklaruar se gjithë sipërfaqja me kanabis mbillet dhe korret nën kujdestarinë e qeverisë dhe të Policisë së Shtetit.

Biseda e kryetarit të Opozitës me dy ambasadorët e SHBA u nda në tri pjesë:

E para, puna me drogën

Shqipëria po bëhet, jo veç vend tranzit, por edhe prodhues i lëndëve narkotike për “drogimin” e Europës.

Lulzim Basha ndau iu tha se droga po rritet dhe kultivohet në gjithë territorin e vendit. Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria, tha.  Transporti i drogës po kryhet nga toka, ajri dhe detit, tha Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion.

Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e preferuar nga trafikantët. Kjo do të ishte e pamundur, tha zoti Basha, pa bashkëpunimin dhe  mbrojtjen e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politik të saj. Rast flagrant është së fundmi dhe ndalimi me kokainë i vëllait të shefit të Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, ndersa ai vetë është nën akuzë për mbrojtjen e parcelave me hashash në Dibër.

Kryetari i Opozitës solli shembujt e tre jryetarëve të Bashkisë (Rshi, Bushi dhe Bardhi) që janë dënuar në Perëndim për trafik droge, por prapë janë kryetarë bashkie. Edhe vetë ambasadori i SHBA ua ka përmendur krimet, por qeveria nuk tundet

Puna e dytë, korrupsioni.

Korrupsion kaq të lartë e të pashoq nuk ka parë me sy askush në këta 25 vjet- tha zoti Basha. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulta,  me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.

Puna e tretë, përdorim,i i krimit për të mbajtur pushtetin

Zoti Basha iu tha përfaqësuesve të SHBA se përfitimet nga droga dhe nga korrupsioni po përdoren për të blerë votat, dmth., poushtetin. Veç këtë vit është llogaritur një fitim prej 160 milionë euro nga droga. Me kaq para mund të blihen votat e gjithë ballkanit. Kështu që nuk ka më zgjedhje dhe as demokraci, në qoftëse krimi shtetëror lihet i lirë.

Përfaqësuesit e SHBA dëgjuan me kujdes, jo se n uk i dinin hollesisht çfarë tha kryetari i Opozitës. Por e veçanta e kësaj here është se nuk dëgjoi veç një ambasador, por dy së bashku.

Në SHBA është vala e zgjedhjeve Presidneciale; askush nuk është i isgurt cili krah do të fitojë, këta që kanë pushtetin, apo të tjerët, dmth., e Djathta.

Një tjetër shqetësim që zoti Basha ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite demokraci. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulta,  me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.

Dibra është shembulli i qartë se cili është rreziku që u vjen zgjedhjeve, nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit. Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike cështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe  financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

 

Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi zoti Basha, ndaj është koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik kundër këtij rreziku të qartë dhe të madh ndaj investimit të përbashkët për Shqipërinë demokratike, stabile dhe euroatlantike.