Nga: Dritan Kaba/

Shkarkon përgjegjësit e zyrave te punësimit, ky është bere për te qeshur e qare!

E ka fajin padituria jote ne ekonomi dhe dhënia e buxhetit nëpërmjet PPP tre katër oligarkëve, jo këta te shkretet.

E ka fajin mbytja qe po i bën tregut te lire me taksa e tatime për mos punësimin.

E kane fajin paratë e drogës qe po gërryejnë ekonominë, jo këta përgjegjësit e zyrave te mos punësimit.

Je realisht i paafte!

Njësoj si Enveri kur nuk i ecte ekonomia e nxirrte grupe armiqësore si shkaktare te gjendjes ekonomike.

Një tregim i vogël me Nanon kur ishte pedagog:

Ishte koha kur po behej “reforma” e madhe e zëvendësimit te traktorit me zinxhirë me traktorët me goma.

Një nga studentet e pyet:

– Dmth për këtë gjendjen e tanishme ekonomike, ( ishte koha e lulëzimit te tollonave), e kane traktorët me zinxhirë? Dmth pas kësaj reforme do rritet ekonomia? Thelbi ishte se traktorët me zinxhirë harxhonin nja tre litra nafte me shume se ata me goma.

Nano ne atë kohe pedagog iu përgjigj :

“Si do qe te behën traktorët, ne daç me goma, ne daç me zinxhirë, ne këtë rast e ka fajin traktoristi, se nuk di t’i japë!

Kështu është edhe puna jote, nuk e kane fajin per punësimin përgjegjësit e zyrave te punësimit, por mënyra si po e dreqos ti ekonominë e këtij vendi.

P.S. Zoti Kryeministër, ti je traktoristi i kësaj ekonomie qe vetëm punësim nuk mund te sjelle!

Akoma nuk e kupton qe fajin e ka sistemi qe ti po lançon ne ekonomi, njësoj si byroistët nuk e kuptonin qe ishte sistemi qe kishte marre fund.

Veritas.com.al/