‘Konflikti’ me presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama, për dekretimin e ministrit të Jashtëm, Cakaj, duket se po hyn në një fazë ‘soft news’, që e acaron akoma më shumë presidentin Meta. Meta zakonisht hyn diku, por nuk di të dalë; tani ka kuptuar se maxhoranca nuk do të merret me të dhe është bërë ‘shpuzë’.  Sot ka nxjerrë zëdhënësin Blushi që ka thënë prapë se ‘a e dini kush jam unë, e nuk ‘ndalohet presidenti’ edhe sikur drejt greminës të shkojë.

Mirëpo sot është tallur edhe Taulant Balla, numri Dy i PS dhe kryetar i grupit parlamentar të maxhorancës.

Ja çfarë shkruan Balla:

“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur me shumë se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto ‘bumjet’ tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot më askënd.

Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju. Sepse ju s’keni asnjë shans dhe s’do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tonë dhe as Reformën në Drejtësi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e dëshironi të realizohet.

Por meqë ju kemi dhënë votën si President, ju ftojmë të ruani qetësinë sa të mundeni sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirë”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.