Ekonomia e SHBA u rrit me një normë vjetore prej 3.2 për qind në tre muajt e parë të vitit 2019 – duke mundur pritshmërinë e Wall Street për një rritje prej 2.5 për qind – sipas Byrosë së Analizës Ekonomike.

Progresi në produktin e brendshëm bruto, masa më e gjerë e shëndetit ekonomik, shënon një përshpejtim nga rritja prej 2.2 për qind në periudhën e mëparshme tetor-dhjetor. Të ardhurat e disponueshme personale panë një rritje prej 3 për qind. ndërkohë që çmimet e përgjithshme u rritën me 0.8 për qind. Në tremujorin e parë, ristrukturimi i inventarit i shtoi 0,7 pikë përqindje rritjes, ndërkohë që një deficit tregtar në rënie ka stimuluar rritjen me një pikë të plotë përqindjeje. Shpenzimet e konsumit, që përbëjnë 70 për qind të aktivitetit ekonomik, u ngadalësuan në rritje me vetëm 1.2 për qind në tremujorin e parë. Në veçanti, shpenzimet për mallrat e qëndrueshme rane me një normë prej 5.3 për qind, rënia më e madhe në një dekadë, e udhëhequr nga një rënie e mprehtë në shitjet e kamionëve të lehta.

Fitimi tejkaloi pragun prej 3 për qind të vendosur nga Presidenti Donald Trump si provë se programi i tij ekonomik po funksionon.

Kjo ishte norma më e fuqishme e rritjes së tremujorit të parë që nga viti 2015. Në vitet e fundit, PBB ka qenë jashtëzakonisht i dobët në tremujorin e parë. Ka patur frikë se rritja mund të ulej nën 1 për qind këtë vit për shkak të një sërë faktorësh të dëmshëm, siç ishte rënia ne pikiate e tregut të bursës në dhjetor, dobësimi në rritje në ekonomitë kyçe jashtë shtetit, lufta tregtare amerikane me Kinën dhe mbyllja e pjesshme e qeverisë 35 ditore që përfundoi ne janar.

Megjithatë, ekonomia i ka injoruar këto shqetësime, ndihmuar nga një njoftim në fillim të janarit nga Rezerva Federale që pas rritjes së normave katër herë vitin e kaluar, ajo ishte duke deklaruar një pauzë në rritjet e mëtejshme te normës. Kjo nxiti një reaksion të tregut të aksioneve duke lehtësuar shqetësimet se banka qendrore mund të ekzagjeroje intensifikimin e kreditit dhe ta dërgojë vendin në një recesion.

“Rritja u ndihmua nga tregtia neto (eksportet u rritën ndërkohë që importet u limituan ndjeshëm) dhe repertorët që u shtuan kontribuan pothuajse ne 170 bps të rritjes,” tha në një deklaratë ne CNBC, CIO i Bleakley Advisory Group,Peter Boockvar.

Veritas.com.al/