Në ditën më të nxehtë të vitit, sot temperatura ka kapur 40 gradë C, mungon uji në familjet e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj është detyruar të japë sinjalin SOS sidomos për personat që jetojnë të  vetmuar në shtëpi. “Fqinj, trokisni në derën e fqinjit të vetmuar”, nëse ka nevojë ose nëse është gjallë!- ka dashur të thotë Veliaj.

Prej ditësh është deklaruar se ‘po bëhen punime në ujësjellës”, por ende nuk ka lajme të mira.

Ditët më të nxehta afrikane të kryeqytetit na gjetën në emergjencë.

“Ej, trokit te fqinji i vetmuar!”, jemi gati të thërrasim ë gjithë.

Nesër do të jetë pak më nxehtë se sot, temperatura 41 gradë C.

Veritas.com.al/