Duke i konsideruar si ‘hajvanë’ të gjithë ata që e cilësojnë si një arritje shumë të madhe të ‘Aleancës për Teatrin’ vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe lajmin e madh se brenda 100 ditëve të ardhshme do të fillojë puna për ndërtimin e Teatrit të ri.

Duke folur ekskluzivisht për Report Tv nga Budapesti, Veliaj tha se askush nuk ka më kohë për të humbur me këta që sipas tij nuk përfaqësojnë asgjë por do të vijohet me punën.

“Njerëz që nuk janë artistë, që janë dënuar për mashtrim, që nuk kanë pronësi, marrin atribute.  Emri që ju përmendet (i referohet znj. Kalaja’) dhe që mendon se Soreca shantazhon gjykatën, nuk është fare artiste. Njerëz që nuk kanë asnjë lloj peshe ne i bëjmë personazhe publikë që më pas do të harronin. E njëjta gjë ndodhi edhe për lodrat të liqeni. Këta janë njerëz kot, që hedhin gurë në lumë, dhe nuk besoj që ne duhet të ikim të nxjerrim gurin nga lumi. Nuk mund t’i përgjigjemi çdo hajvani që merr mikrofon”, tha Veliaj.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese Veliaj tha se në lidhje me ligjin PPP, Gjykata Kushtetuese validoi thjesht atë anulim që ishte bërë më parë nga Bashkia Tiranë.

“Sa i përket vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë bashkisë. Kur çdo mitoman del kundër një projekti duhet të jenë të shmangur”, tha ai.