Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian rekomandoi të mërkurën që miliarda euro nga fondet e BE-së t’i mbahen Hungarisë.

Kjo, për shkak të dështimit të saj për të zbatuar reformat solide të sundimit të ligjit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia amerikane “Associated Press”.

Lëvizja e fundit e institucioneve evropiane thekson divergjencat e vazhdueshme midis partnerëve evropianë.

Këshilli, i cili përfaqëson 27 vendet e bllokut, ka afat deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim bazuar në propozimin e Komisionit Evropian.

Ky i fundit, erdhi pasi Hungaria vazhdon të bllokojë vendimet vendimtare të BE-së, siç është lëvrimi i 18 miliardë eurove ndihmë financiare për Ukrainën dhe një marrëveshje tatimore globale.