(FOTO: Mark Zukerberger)

Facebook-u po punon për një element aplikacioni që do të promovojë lajmet që janë zgjedhur në mënyrë të veçantë nga kompania, sipas një raportimi nga Business Insider.

Ky element, qe do të njihet si “Përmbledhja”, do të promovojë lajme, video dhe përmbajtje të tjera nga faqe “të përzgjedhura” nga Facebook-u.

Business Insider, të cilët thonë se kanë folur me persona të përfshirë në projekt, si dhe duke parë dokumentacionet e brendshme të Facebook-ut, raportohet se Facebook-u ka në plan të afrojë kompanitë e preferuara mediatike në javët në vazhdim.

Si rezultat i një sistemi “përmbledhës”, kompanitë partnere të përzgjedhura nga Facebook-u do të arrijë një numër më të madh se sa 1.8 miliardë përdorues që aktualisht ka Facebook-u.

Gjatë përzgjedhjes, bashkëthemeluesi i Facebook-ut Dustin Moskovitz ka dhuruar deri në 35 Milion dollarë për kauza të majta, në një përpjekje për të mundur Donald Trampin, ndërsa Hilari Klintoni ishte pëfituesja më e madhe e donacioneve politike nga punonjësit e Facebook-ut.

Kjo vjen pas histerisë mbi daljen e “lajmeve të rreme”, ku shumë njerëz fajësojnë rolin e rrjeteve sociale, sidomos Facebook-ut, për zgjedhjen e Donald Trampit.

Megjithatë drejtori i përgjithshëm i Facebook-ut, Mark Zuckrberg e ka mohuar këtë, duke e përshkruar si një deklaratë “të çmendur”.

“Ideja se lajme false në Facebook, që zënë vetëm një pjesë të vogël të përmbajtjes, kanë ndikuar në zgjedhjen e presidentit është vërtet çmenduri”, u shpreh Zuckerber-u në atë kohë.

Një zëdhënës i Facebook-ut refuzoi të jepte një koment për Business Insider lidhur me çështjen.

Sipas lajmeve më të fundit, Mark Zukerberger, administrator i Facebook, ka humbur 3.7 miliardë dollarë që pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/