U hoqën 32 llogari dhe faqe në rrjetet sociale që besohej se ishin krijuar për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Por kush është prapa kesaj?

Një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet amerikane të Midterm (mes i mandatit) në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara në nëntor, përmes shumë llogarive të rreme dhe faqeve të dedikuara për aktivitetet e propagandës politike, është denoncuar  nga Facebook.

“Sot kemi hequr 32 faqe dhe llogari nga Facebook dhe Instagram sepse ishin të përfshirë në sjellje jo autentike,” lexohet ne një komunikatë. Rrjeti social shpjegon se është ende në fazën e parë të hetimit dhe nuk ka të gjitha elementet, duke përfshirë identitetin e njerëzve të përfshirë dhe kush qëndron pas kësaj përpjekjeje. Por persa kuptohet krijuesit e llogarisë do të bënin gjithçka për të fshehur identitetin e tyre.

Facebook ka pranuar se do të jetë e vështirë të gjurmojë origjinën e asaj që përshkruan si “sjellje të koordinuara jo-autentike”, pasi përpjekja e re është maskuar edhe më mirë se ato të vitit 2016 që i atribuohen Agjencisë Kërkimore të Internetit (IRA),shoqëria ruse e akuzuar se ishte prapa fushatave propaganduese që do të përpiqeshin të ndikonin në zgjedhjet në disa vende perëndimore.

“Do të punojmë ne kontakt te ngushtë me të tjerët ndërsa vazhdojmë hetimet tona”, ka thënë kompania e Mark Zuckerberg, duke precizuar se rezultatet janë në përputhje me veprimtarinë e IRA-s, por nuk i atribuohen asaj. Në gjithçka, ka shpjeguar rrjeti social, janë identifikuar tetë faqe, 17 profile të dyshimta në Facebook dhe shtatë llogarit në Instagram.

Më shumë se 9,500 postime në Facebook të krijuara nga llogari të inkriminuara . Faqet më të ndjekura ishin “Aztlan Warriors”, “Elevation Black”, “Mindful Being” dhe “Resisters”. Kanë publikuar 150 njoftime për një vlerë prej rreth 11 mijë dollarë në Facebook dhe Instagram.

Një nga faqet e rreme gjithashtu kishte krijuar një event, në Facebook, për të bërë publik një protestë politike, të planifikuar nga 10 deri në 12 gusht. Disa njerëz kishin shprehur tashmë mbështetjen e tyre. Por kush është prapa këtyre llogarive hipokrite? Nuk dihet akoma. Sigurisht vëmendja është shumë e lartë.

Veritas.com.al/