Në Kukës, reshjet e dendura të bores nisën që në orën 09:30 të së dielës.

Rruga e Kombit e rrugë të tjera nacionale e rurale për një qarkullim të kujdesshëm të automjeteve kalohen vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë edhe qytete të tjera sipas “Metoalb” do të ketë reshje dëbore. Të tilla priten në Bulqizë, Peshkopi, Maliq e Pukë. Ndërkohë termometri në veri-lindje, ne qytetet kryesore ka shënuar deri në -3 grade celsius.

Sipas parashikimeve reshjet e dëborës do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.