Moderatori i HBO dhe komedian John Oliver tha se do të donte që ta shikonte presidencën e Trump që të merrte fund, sepse është keq ‘për shëndetin tim personal dhe për komedinë’.

Oliver, i cili ishte javën e kaluar në programin televiziv ‘Tonight ëith John Oliver’ u ul me reporterët e ‘The Hollywood Reporter’pë rtë biseduar rreth politikës dhe rreth vendimit të tij për tu bërë qytetar amerikan. Oliver ka lindur në Angli.

Oliver kohët e fundit ka marrë pozat e përqeshjes ndaj Donald Trump në TV dhe media sociale, herë duke e quajtur “të dëmshëm, narcizist sociopat”. Por kohët e fundit administrata e Trump i ka ngjallur emocione të veçanta komedianit, i cili tha për ‘Reporter’ se do të donte ta shikonte presidentin duke u larguar nga posti.

“Do të doja që kjo presidencë të marrë fund sepse nuk është mirë për Amerikën, për shëndetin tim personal dhe për komedinë në përgjithësi. Është e vështirë të gjej rrugë tjetër për ta mbytur dëshpërimin tim”, tha ai për tregun publik.

Veritas.com.al/