(Foto e publikuar nga media greke që mendohet se është marrë në vendin e ngjarjes)/

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba- bën me dije policia greke. I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ishte lojtar i një ekipi futbolli grek

“Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ‘qitësi ishte profesionist’, raporton media.

I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte studiuar në gjimnazin e qytetit dhe më pas kishte nisur studimet univesritare. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Veritas.com.al/