(FOTO: Trump tha se samiti G20 ishte orgnizuar aq bukur nga zonja Merkel)/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se samiti G20 në Gjermani ishte një “sukses i mrekullueshëm” pavarësisht nga pozicioni i izoluar i vendit të tij mbi ndryshimin e klimës.

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e 18 vendeve dhe BE e njohën vendimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën.

Megjithatë, anëtarët e tjerë të G20 thanë se ky ishte një akt ‘i pakthyeshëm’.

Afati i fundit i marrëveshjes ishte në ditët e fundit të bisedimeve në Hamburg. Një marrëveshje finale u arrit sipas deklaratës së përbashkët në samit, i cili shpërnda të Shtunën.

Deklarata thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të kërkojë ‘të punojë me shtetet e tjerë për arritje e karburantit fosil më të pastër dhe më efektiv”.

Veritas.com.al/