-Akuzat e bëra nga gjykatësit amerikanë kundër kreut të shtetit bolivarian kanë kontribuar në fakt ne përkeqësimin e klimës politike venezuelase tashmë të helmuar-

Nga: Gerry Freda /

Magjistratët amerikanë kanë identifikuar së fundi, në territorin federal, një “pasuri të patundshme të madhe ” që i përket presidentit venezuelian Nicolás Maduro.

Disa gjykata distriktuale në Florida dhe ne Shtetin e Nju Jorkut kanë vërtetuar ,ne fakt sipas mediave amerikane, praninë në “Big Apple” të disa njësive të banimit “luksoze” në pronësi të politikanit chavist. Sipas hetimeve të kryera nga gjykatat në fjalë, udhëheqësi i Karakasit kishte blerë me “paratë e buxhetit venezuelan” plot “shtatë apartamente” në Manhatan. Vlera e përgjithshme e këtyre të fundit ishte “mbi 40 milionë dollarë”.

Maduro, aktualisht ne udhëheqje te një vendi të rraskapitur nga një krizë e fortë ekonomike, kishte caktuar një “bedel” për të nënshkruar kontratat e blerjes së shtatë njësive të banimit njujorkeze. Personi i dërguar në “Big Apple” nga lideri i Karakasit ishte Raul Gorrin, biznesmeni venezuelan në sektorin e telekomunikacionit dhe “përkrahës i zellshëm” i lidershipit bolivarian.

Magjistratët amerikanë pohojnë se apartamentet në Manhatan, të blera në sajë të “parave të stornuara nga arka e Vendit të Amerikës së Jugut”, do të përdoreshin si nga “familjaret e Maduros” edhe nga “zyrtarët e lartë të nomenklaturës caviste”. Mediat amerikane kanë transmetuar kështu një “sekuestro të menjëhershme” të shtatë aseteve nga ana e hetuesve federalë.

Akuzat e sjella nga gjykatësit amerikanë kundër kreut të shtetit bolivarian kanë kontribuar në fakt ne irritimin e klimës politike tashmë të helmuar venezueliane. Skandali i apartamenteve luksoze në fakt ka nxitur disa anëtarë të partisë socialdemokrate Voluntad Popular, nga të cilët është përfaqësues Juan Guaidó, për të akuzuar udhëheqjen caviste për “padenjësi morale”. Për shembull, deputeti Armando Armas ka marrë shtytje nga hetimet e kryera në SHBA rreth “pasurisë se patundshme sekrete ” të Maduros për të akuzuar këtë të fundit për “heqjen e burimeve popullit për të bërë jetë të bukur në Nju Jork”.

Veritas.com.al/