Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit, ka vënë veton për shtyrjen e afatit të vendimit për Saimir Tahirin, edhe një ditë më shumë. Sipas vendimit të tij, që është një shpresë për ‘shpëtimin” e deputetit Tahiri, mbledhja e Këshillit të Mandateve nis nesër ora 10.00.

Me siguri ky është edhe presion nga kryeministri Rama që qëndron në prapaskenë.

Por menjëherë pas shtyrjes, në adresë të kryeministrit kanë mbërritur mesazhe nga diplomatët e vendeve aleate: “Dorëzo Tahirin, ose merremi me ty”

Debate të ashpra u bënë në Këshillin e Mandatave pas kërkesës së avokatit të Saimir Tahirit, për ta shtyrë mbledhjen deri të hënën.

PD-ja ka qenë kundër kësaj kërkese, ndërsa deputetët socialistë janë shprehur pro kërkesës së avokatit Artan Hajdari.

Gramoz Ruç u shpreh se do ta shtyjë mbledhjen, deri nesër në orën 10:00.

Edhe kërkesa e Ruçit është kundërshtuar nga PD-ja, por mazhoranca ka vendosur që mbledhja të rinisë nesër në orën 10:00

Veritas.com.al/