Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pas diskutimeve mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.00% po ashtu dhe normën e interesit të depozitës njëditore në BSH, në nivelin 0.10%.

Ndër të tjera Këshilli vendosi që të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, në nivelin 1.90%

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka dalë në një konferencë për shtyp, ku u ndal edhe tek tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Sejko tha se pasojat e tërmetit ishin negative, por pavarësisht pasojave, stabiliteti financiar i vendit do mbetet i pandryshuar.

Veritas.com.al/