Nga: Denis Dyrnjaja/

Sot mbylli sytë përgjithmonë “shqiponja” e skenës dhe artit shqiptar, Besim Zekthi.

Se kam natyrë të bëj njoftime vdekjesh në rrjetet sociale, por ky burrë e meriton dedikimin, sepse i dha peshë reale e kuptim simbolit të shqiponjës në çdo skenë ku shkeli brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Me ikjen e këtyre ikonave arti shqiptar po humbet peshë e gravitet.

Besim Zekthi ishte nga ata mjeshtra që vërtetë të trondiste me kërcimin që e kishte shndërruar në hipnozë shpirtërore për këdo që e shihte. Nderim artistëve si ti Besim Zekthi. Të qoftë dheu i lehtë si ajri i skenave ku le magjinë tënde të shqipes!

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.