Situata ku ndodhemi është e vështirë për të gjithë ne. Por më e vështirë është për personat e varur nga alkooli apo droga.

Duke menduar se i arratisen realitetit, ata e kanë shtuar konsumin e tyre. Për më tepër ne zhvilluam një intervistë me shefin e shërbimit të varësive në QSUT, doktor Shpëtim Doksanën.

Pyetja e parë: Doktor çfarë po ndodh? Nga vëzhgimet tona kemi parë nëpër qoshe lagjesh, shishe dhe kanaçe alkooli, që konsumohen këto ditë.

Sinkron, Shpëtim Doksani, mjek për varësitë….Po, është e vërtetë që ka shtim të rasteve. Këtë e shohim nga qindra telefonatat që kemi marrë këto kohë. Janë shumëfishuar. Por ne nuk mund t’i shtrojmë të gjithë në spital. i mbetet familjes që të merret me ta. Ndërkohë që, nën efektin e alkoolit ata bëhen të dhunshëm dhe problematikë si në familje edhe me fqinjët. Alkooli të shton ankthin dhe depresionin.

Pyetja e dytë: A ndihmon alkooli në frenimin e Koronavirusit?
Jo absolutisht, madje personat mund të bëhen burim për përhapjen më të madhe të tij, me veprimet e papërgjegjshme.

Pyetja e tretë: Po me substancat psikotrope çfarë po ndodh?
Kokaina, hashashi dhe alkooli vazhdojnë të përdoret këto kohë. Dhe këtë e konstatojmë nga telefonatat e shumta të familjarëve.

Në morinë e videove virale që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale është edhe kjo, me përmbajtje alkoli.

Videoja e djalit që bën cin-cin me veten para pasqyrës.
Megjithatë ajo që kanë theksuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë mjekët është, se alkooli nuk të shpëton nga Koronavirusi.