Sot pasdite u inaugurua vepra e re e arkitekturës dhe e biznesit shqiptar, “Toptani Shopping Center”. Qendra është ngritur në zemër të Tiranës. Pamja e saj lindore vjen në malin “magjik” të Dajtit që duket se çdo mëngjes lanë sytë në ujërat dhe borën e malit. Në krah ka hotelin “ e çuditshëm” Plazza dhe monumentin e Azem Hajdarit. Pak më tutje ndodhet një nga banjat e hershme të Otomanisë. Në jug ndodhet kalaja fushore e Tiranës dhe rezidenca e Mbretit. Në Juglindje ndodhet Akademia e Shkencave. Në Perëndim ndodhet sahati i Tiranës, sheshi Skënderbe dhe xhamia e Ethem Beut…

Këtu ndodhet tani Qendra Tregtare Toptani ose “Toptani Shopping Center”.

Sot, në një ceremoni madhështore, ka ngritur zyrtarisht siparin, qendra tregtare më e re dhe e madhe ne zemër të Tiranës, Toptani Shopping Center.

Qendra Toptani, një investim prej 60 milion Euro i kompanise “Gener 2” njeherazi dhe një nga sipërmarrjet më të mëdha ne vend me mbi 1,000 të punësuar është e organizuar në 8 kate retail, 81 marka ndërkombëtare dhe hapësira argëtimi, bare dhe restorante, 4 kate parkim nëntokësor me 600 poste parkimi, të gjitha të shtrira në një sipërfaqe 61,000 m2.

Ndërtesa është e dallueshme për nga cilësia dhe origjinaliteti i projektit arkitektonik, i konceptuar nga arkitekti hollandez Winy Maas.

Arkitektura më e bukur e Tiranës; kostumi i ri i kryeqytetit që e përgatit kombin për në Europë. Gjashtë kate biznesesh dhe shopping-u përballë njëri tjetrit që në fakt e qindfishojnë pamjen e kësaj krijese elegante e madhështore.

Displaying image-0-02-05-b403d1cdf3a04036e47ff3adfee9640e23c8d829b1ca5afe4fac90cb32136acb-V.jpg

Vetëm këtu mund të thuash se eleganca dhe madhështia shkojnë bashkë me njëra tjetrën.

Që sot qytetarët e Tiranës do të mund të jenë në kontakt me kompanitë më të famshme të prodhimit në Europë; aty mund të shkëmbejnë, mund të blejnë, mund të shijojnë estetikë dhe modë, mund të fantazojnë.

Qendra Toptan është ngritur nga kompania “Gener 2”, kompania që po ndërton linjat e informimit, linjat e udhëtimit drejt vendeve Europiane dhe linjat e Transatlantik Pipe Line.

Në ceremoninë e inaugurimit kishin ardhur kryeministri i Republikës, Edi Rama, politikanë, diplomatë dhe deputetë, njerëz të artit, kulturës, biznesit. Ndodheshin edhe përfaqësues të pushtetit vendor nga Plava, Gucia dhe Kosova, prej nga ka origjinën presidenti i Gener 2, zoti Ahmet Ulaj. Në ceremoni ndodheshin mjaft sipërmarrës, artistë, gazetarë, ndërtues, etj. Performanca artistike e ceremonisë të krijonte idenë e një teatri Baleti dhe spektakli klasik.

Presidenti i Gener 2, zoti Ahmet Ulaj, kompani që ka bërë të mundur realizimin e veprës, falënderoi të pranishmit: kryeministrin Rama, të ardhurit nga Gucia dhe Kosova, pronarët e truallit Toptani, kolegë dhe pjesëmarrës të tjerë.

Displaying image-0-02-05-28bac47c3b0cbd415eab4bc99c0b855c2b70fa331a9a9f7098c4f55e7b4c89fe-V.jpg

Për të përshëndetur pjesëmarrsit, presidenti i kompanisë, zoti Ulaj ia dha fjalën akademikut Rexhep Qosja. Profesor Qosja përshëndeti me një ndjenjë vëllazërore për vëllezërit Ulaj dhe me krenari për Tiranën që po merr pamjen e mrekullueshme me kulmimin në Qendrën Tregtare Toptani.

Festa e inaugurimit zgjati thuajse deri në mesnatë; brenda Qendrës ndodhej Tirana dhe brenda zemrës së Tiranës ndodhet që sot “Qendra Toptani”.

/Veritas. com.al/