Shaban Memia, ish-deputet i PD-së dhe një nga funksionarët e saj më jetëgjatë, këshillon Lulzim Bashën që të shkëputet nga servilët dhe lëpirësit, pasi PD-ja është në ditët më të zeza që nga themelimi i saj. Zoti  Memia thotë për “Gazeta Shqiptare” se, përpara se të zbulohen “armiqtë” e brendshëm, do të ishte në të mirën e PD-së të zbuloheshin shkaqet pse ka qendra votimi në të cilat nuk është marrë asnjë votë, gjë e cila nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur ndeshej me PPSH-në dhe organet e diktaturës së proletariatit.

Pyetje: se PD-ja u përfshi nga një krizë kaq e vështirë?

Dy janë ngjarjet të cilat më kanë tronditur deri në nivelin e trishtimit, që lidhen me zgjedhjet parlamentare të muajit që sapo lamë pas. E para ka të bëjë me humbjen e thellë të PD-së, dhe e dyta me shfaqjen e ‘avokatëve’ të kësaj humbjeje.

Cilët janë këta ‘avokatë’ të disfatës së PD-së?

Po kaq sa trishtuese është humbja e PD-së në këto zgjedhje, e papranueshme, cinike dhe poshtëruese ka qenë, përpjekja për t’i bërë avokati kësaj disfate nga disa drejtues të niveleve të ndryshme të strukturave të PD-së, përfshirë edhe zëdhënësen e kësaj force politike (sipas statusit, zëdhënësi paraqet qëndrimin zyrtar). Kjo është jo vetëm e papranueshme, por me pasoja të pariparueshme, sepse u bë linçimi nga politika zyrtare e mijëra e mijëra demokratëve për të vetmin fakt se nuk pajtohen në asnjë rrethanë me rezultatin e PD-së. PD-ja lindi në vitin 1990 si mishërim i idealeve të popullit opozitar ndaj diktaturës më të egër të vendeve ish-komuniste.

Në këto rrethana, PD-ja para së gjithash është krijuar si parti e lirive, e të drejtave të njeriut, e personalitetit, e dinjitetit njerëzor të mohuar për 45 vite nga regjimi monstruoz komunist. Krejt natyrshëm lindin pyetjet; ku jemi, çfarë po ndodh, si është e mundur të shfaqen atavizmat e së kaluarës te forca politike e cila ka 27 vite që përballet dhe lufton ndaj këtyre fenomeneve.

E kujt është përgjegjësia në këtë rast?

Përgjegjësia është individuale, por vlerat dhe kontributet nuk rrafshohen. Si ka mundësi që dhjetëra e dhjetëra personalitete, pasi janë “pushkatuar” politikisht pa gjyq, përjashtuar në mënyrë ekstrastatutore, poshtëruese, arbitrare, klienteliste… linçohen në partinë që kanë krijuar, formatuar dhe i kanë shërbyer duke triumfuar për një çerek shekulli?!

Atëherë, përse ndodh kjo?

Linçimi është shumë djallëzor, sepse nga njëra anë bëhet për të shmangur analizën dhe shkaqet e vërteta të humbjes. Pikërisht për këtë arsye kërkohet pak ndershmëri, për t’i parë të vërtetat në sy.

 

Sa e riparueshme mund të jetë një humbje e përmasave të tilla?

 

Mendoj se është jetike të llohet nga shëndoshja e partisë, duke u kapur fort pas pikave që na bashkojnë dhe jo pas atyre që na ndajnë, si dhe duke respektuar statutin e demokracinë e brendshme, e kjo pikë së pari në procesin zgjedhor partiak që kemi përpara. Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2013, përveç deformimeve të tjera, në listën për Anëtar të Këshillit Kombëtar kanë konkurruar njëherësh nëna dhe vajza. Nuk janë të paktë demokratët që, pavarësisht këtyre fenomeneve, janë vetësakrikuar për motive politike, nuk kanë bërë irte me kundërshtarët, nuk kanë bërë presione, nuk kanë folur, por në rrethanat kur u mohohet e drejta për t’iu dhimbsur familja e tyre politike, e cila gjendet në ditën më të zezë që nga themelimi, tashmë radha është e tyre.

Unë jam kundër metodave të sekuritase (Shërbimet Sekrete Romune), të pëshpëritjes te veshi, sepse jam ithtar i institucioneve, metodave legale, dhe besoj te vlerat. Por demokratëve dhe shqiptarëve u kemi detyrim për të bërë opinion publik, pasi me heshtjen i kemi lënë demokratët në raport me njërën anë të medaljes. Vetëm duke respektuar statutin, rregullat dhe kriteret legale e transparente, partia bëhet më e fortë, konkurruese, sepse energjitë orientohen në vizione qeverisëse, në beteja me kundërshtarin, dhe rreshtimi partiak bëhet sipas rrathëve koncentrikë.

Aristoteli (348-322 p.e.s), rreth 2500 vite më parë thoshte: Mik e kam Platonin, por më shumë mik kam të vërtetën” (Amicus Plato, sed magis amica verita). Kështu që, unë do të përpiqem të rrekem pas disa të vërtetave.

Prandaj ndodhi dhe përçarja në Partinë Demokratike?

Politika ka disa rregulla shumë strikte; si parim nuk luhet në fushën tënde, se bën autogol, por në të kundërshtarit, dhe titullari nuk atakon askënd publikisht brenda partisë, sepse vota ka vlerë të barabartë. Sidomos në opozitë shkohet me logjikën e krijimit të frontit dhe askush nuk është i tepërt, madje ka nevojë të prodhojë mbështetës në çdo moment dhe pa ndërprerje. Në mënyrë figurative ka nevojë të prodhojë njerëz prej druri.

Basha pas humbjes nënkuptoi se kritikët e tij punuan kundër PDsë…

 

Deklarimet e kryetarit të “ngrirë” duke evidentuar ndërmjet të tjerave, ata që kanë punuar me mish e me shpirt dhe ata që kanë punuar kundër, jo vetëm është e papranueshme për një drejtues, por përbën reminishencë të së kaluarës sipas logjikës ‘O me ne, o kundër nesh’. Për fatin e keq kjo ka qenë tezë e veprimtarisë institucionale të PD-së gjatë këtyre viteve. PD-ja është parti e madhe, dhe këto 25 vite ka qenë pjesë e qeverisjes dhe ish-zyrtarët, partiakë e pushtetarë demokratë janë disa qindra (ish-kryetarë komunash, bashkish, kryetarë qarqesh, kryetarë degësh të PD-së, këshilltarë, anëtarë të kryesisë të PD-së në rrethe, ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar ndër vite, të kryesisë së PDSHsë, ish-deputetë, ish-ministra etj., etj.).

Kush e mban përgjegjësinë që nuk është ngritur makina elektorale për përfshirjen e tyre në procesin zgjedhor? Mua më rezulton se asnjëri prej tyre nuk është thirrur, nuk i janë caktuar parcelat e patronazhit, duke filluar nga qendrat e votimit e më shumë, për të mundësuar minimumi caktimin e përgjegjësisë për rezultatin. Pa autorizim të strukturave drejtuese të partisë, askush nuk mund të shkojë në terren, se përndryshe konsiderohet çetë. Kush mban përgjegjësi përveç politikës zyrtare të PD-së që është dëmtuar shumë rëndë instrumenti i pazëvendësueshëm në konkurrencat elektorale, individët ose personalitetet me lidhje e me ndikim në komunitet?

Dua t’iu them ‘avokatëve’ të disfatës, se rezultatet janë të tilla që kërkojnë reflektim dhe jo anatemim; gjithashtu kërkohet kurajë për të parë të vërtetën në sy, se populli thotë: “Nuk mbulohet dielli me shoshë”. Tipari themelor i të djathtës është përmirësimi sistematik i moralit të individit, prandaj unë i qëndroj besnik pikëpamjes sime se ka ardhur koha të flasim hapur, në mënyrë konkrete dhe me ndershmëri, sepse retorika politike, nuk mundëson përcaktimin korrekt të diagnozës dhe të ndërtosh terapi efikase.