AFP

2 Dhjetor 2019

Tokio (AFP) – Ish-kryeministri japonez Yasuhiro Nakasone, një konservator i flaktë që punoi për të krijuar një aleancë më të fortë ushtarake me Shtetet e Bashkuara, vdiq të Premten në moshën 101 vjeç, tha një zyrtar i zyrës se djalit të tij.

Në detyrë për pesë vjet nga nëntori 1982 deri në nëntor 1987, Nakasone ishte i njohur për përpjekjen për të shndërruar kombin e mundur në Luftën e Dytë Botërore në një anëtar të plotë të Perëndimit gjatë epokës së Luftës së Ftohtë.

Përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet e sigurisë me Uashingtonin erdhën në kohën e intensifikimit të mosmarrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, ekonomise më te madhe në botë.

Duke e përshkruar Uashingtonin si “partnerin më të rëndësishëm për Japoninë”, ai ndërtoi një miqësi me Presidentin e atëhershëm Ronald Reagan.

Zyrtarët në zyrën e djalit të tij Hirofumi Nakasone, i cili është anëtar i Dhomës së Lartë të parlamentit Japonez, konfirmuan vdekjen e ish-kryeministrit për AFP, duke thënë se ai vdiq të Premten, pa ofruar detaje të tjera.

Ai theu tabutë pas Luftës së Dytë Botërore në Japoni, duke vendosur të furnizojë teknologji ushtarake për SH.B.A. dhe duke kaluar limitin e buxhetit vjetor të mbrojtjes së vendit.

I parë si një skifter sigurie dhe një nacionalist, qëndrimet e Nakasones për mbrojtjen zemëruan të majtët në Japoni, në një kohë kur ndjenjat e luftës ishin edhe më të forta se sot pas humbjes në Luftën e Dytë Botërore.

Duke i bërë jehonë politikave “Reaganomics” të presidentit amerikan, Nakasone privatizoi ndërmarrjet kombëtare si operatorët hekurudhor dhe telefonik, duke u përvijezuar në favor të tregut të lirë dhe një shteti të vogël.

Ai gjithashtu la gjurmët e tij në marrëdhëniet e Japonisë me fqinjët Kinën dhe Korenë e Jugut, të cilat ishin persekutuar nga historia e kohës së luftës.

Ai ishte kryeministri i parë Japonez që vizitoi Korenë e Jugut, e cili kishte qenë nën sundimin kolonial të Tokios nga 1910 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në 1945.

Në 1985, ai vizitoi një tempull të diskutueshem të luftës, por nuk shkoi vitin tjeter pasi Kina kritikoi ashpër lëvizjen si një përpjekje për të zbehur historinë.

Ai u tërhoq si kryeministër në vitin 1987 ndërsa mbështetja për qeverinë e tij u ul pasi u përpoq të fuste një sistem tatimor indirekt në shkallë të gjerë.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.