( FOTO: Ivanka Trump zëvendësoi të atin ne sesionin e sotëm të G20 dhe priti sa të vijë ai për tu ulur në vendin e tij)/

Ms Trump accompanied her father to earlier sessions before sitting in for him later

Në një lëvizje të pazakontë, Ivanka Trump për pak kohë, zuri vendin e të atit, Donald, në samitin e liderëve botëror të shtunën pasdite.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte larguar për një takim me liderin Indonezian gjatë punimeve të samitit G20.

Zonja Trump është zyrtarisht e këshilltare e presidentit, por mungesa e presidentit, zakonisht, plotësohet nga zyrtarë të rangut të lartë.

Një korrespondent i BBC në samit tha se nuk mund të kujtojë ndonjë rast tjetër të ngjashëm me sjelljen e zonjës Trump në samit.

Zoti Trump u kthye shpejt dhe zutri vendin e tij mes kryeministres britanike dhe presidentit të Kinës.

Veritas.com.al/