Jack Dorsey i Twitter i përgjigjet Zuckerberg-ut, mbron tweetimet e Trump për kontrollin e fakteve
Drejtori i Përgjithshëm i Twitter Jack Dorsey ju përgjigj CEO-s së Facebook Mark Zuckerberg, i cili kritikoi vendimin e gjigantit të teknologjisë për të kontrolluar tweetimet e Presidentit Trump në lidhje me votimin me postë.

Të martën,Twitter vuri për herë të parë një etiketë paralajmëruese në njërën nga tweetimet e Trump,duke paralajmëruar lexuesit se përkundër pretendimeve të presidentit, “verifikuesit e fakteve” thonë se nuk ka “asnjë provë” që një zgjerim i votimit me postë në shkallë vendi do të rrisë rreziqet e manipulimit – – dhe se “ekspertët thonë se votimet me postë lidhen shumë rrallë me manipulimet e votuesve.” Brenda pak minutash, Trump akuzoi Twitter-in për mbytje të fjalës së lirë dhe “ndërhyrje në Zgjedhjet Presidenciale të vitit 2020 … bazuar në kontrollin e fakteve nga Fake News CNN dhe Amazon Washington Post”.

Në një klip paraprak të intervistës së tij me ‘Dana Perino te Fox News’ Zuckerberg i peshoi përshkallëzimit të baltosjes midis Trump dhe Twitter.

VERITAS.COM.AL