Romancierja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak ka publikuar në rrjete sociale, fjalët rrëqethëse të zonjës Zarifa Ghafari, kryebashkiakes së parë femër në Afganistan, tanimë që i gjithë shteti është në duar të talebanëve.

“Jam ulur këtu duke pritur që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, janë fjalët zemërthyese të Zarifa Ghafarit.

Kush është Zarifa Ghafari; kryebashkiakja që po pret në qetësi vdekjen nga talebanët…

Pra kush është gruaja e fortë që nuk u dorëzua kurrë, sa vuri jetën në rrezik për të shpëtuar dhe përmirësuar komunitetin e saj?

Kërcënimet me vdekje, përpjekjet për vrasje dhe vrasja e babait të saj nuk e ndaluan Zarifa Ghafari të bëjë punën e saj si kryetare e Maidan Shahr, Afganistan. Ndërsa talebanët fondamentalistë e rimorën pushtetin dhe ndërsa sulmet e dhunshme shtohen në vendin e saj, ajo u zotua se nuk do ta ndalojë punën e saj, që kur SHBA njoftoi tërheqjen e trupave nga Afganistani.

“Unë jam e sigurt se ne si gra, mund të bëjmë më mirë se kushdo tjetër”, thoshte ajo kur mori postin e kryebashkiakes.

Ajo prej 3 vitesh drejton qytetin e Maidan Wardak, një krahinë konservatore me 900,000 njerëz 24 milje nga kryeqyteti Kabul. Ghafari 27-vjeçare është kryebashkiakja më e re e Afganistanit dhe një nga gratë e pakta që mban një post të tillë.

Duke u rritur në sfondin e luftës në Afganistan, ajo u njoh ngushtë me luftën që hasin gratë dhe vajzat, duke rrëfyer përçarjen dhe shkatërrimin e shkaktuar nga sulmet terroriste gjatë udhëtimit të saj të përditshëm në shkollë, raporton Newsbomb.

4 5

Zarifa Ghafari