Presidenti francez Francois Hollande është duke mbajtur një fjalim në parlament duke iu drejtuar popullit.Në pallatin e Versajës, Hollande kërkoi fillimisht mbajtjen e 1 minutë heshtje për viktimat e Parisit.

Që në fjalën e parë të tij Hollande tha: Franca është në luftë.

 “Ne kemi intensifikuar dhe do të intensifikojmë sulmet kundër ISIS. Ne nuk do të ndalojmë së luftuari.

Siria, fabrika më e madhe e terrorizmit. Takimi mes Obamës dhe Putin do ti shërbejë më shumë bashkimit. Ne po luftojmë sërish kundër terrorizmit xhihadist. Ata po kërcënojnë të gjithë botën e jo vetëm ne.

Të mërkurën do të sjellim projektligjin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muajt e ardhshëm.

Viktimat në Paris ishin nga 19 vende të ndryshme të botës”, është shprehur Hollande në fjalimin e tij përpara deputetëve.