Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është ndalur ditën e sotme në spitalin Covid3, ndërsa ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor.

Manastirliu tha se synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet edhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha. Gjithashtu ajo u shpreh se situata e koronavirusit në vend është delikate dhe se aktualisht në të gjitha spitalet Covid, por marrin trajtim për koronavirusin më shumë se 600 pacientë.

Ministrja e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve që të tregohen vigjilent  dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndërsa shtoi se procesi i vaksinimit nisi sot edhe në Korçë.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, tha Manastirliu.