AP Photo/John Amis

Ish-presidenti Jimmy Carter do të bëhet presidenti më  jetë gjate i SHBA-së të premten, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga ish-presidenti George H.W. Bush.

Më 22 mars 2019, Carter do të bëhet presidenti më i vjetër i SHBA-së në historinë amerikane me 94 vjet dhe 172 ditë, duke thyer rekordin e vendosur kohët e fundit nga Bush, njoftoi Atlanta Journal-Constitution.

Bush, i cili u bë presidenti më jete gjatë në historinë e SHBA në vitin 2017, ishte 94 vjeç dhe 171 ditë kur ai nderroi jete në nëntor 2018.

Vetëm një pjesë e vogël e ish presidentëve kanë jetuar pas moshës 90 vjeçare, përfshirë pasardhësin e Carter, ish-presidentin Ronald Reagan. Ai jetoi deri në moshën 93 vjeçare.

Qendra Carter, një organizatë e të drejtave të njeriut dhe anti-varfëri e nisur nga ish-presidenti, i tha Atlanta Journal-Constitution se punonjësit në qendër janë “duke bere tifozllek për të” dhe cmojnë përkushtimin e tij gjatë gjithë jetës për të shërbyer ndaj atyre me më pak fat.

“Ne në Qendrën Carter sigurisht po tifozojmë për të dhe jemi mirënjohës për jetën e tij të gjatë në shërbim që ka bere te përfitojne miliona njerëz nga më të varfërit në botë”, tha qendra në një deklaratë.

Të dy, Carter dhe bashkëshortja e tij Rosalyn, kanë mbetur vullnetarë aktivë në Qendrën Carter dhe disa organizata të tjera bamirëse, duke përfshirë Habitat for Humanity.

Veritas.com.al/