Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë vizitës në Beograd ditën e Martë me qëllim normalizimine  amrrëdhenieve mes Kosovës dhe Serbisë, praqiti ngushëllime ndaj Serbëve të cilët humbën njerëzit e tyre të dashur gjatë bombardimeve të NATO-s gjatë bombardimeve të vitit 1999, në konfliktin e Kosovës.

Joe Biden është i pari zyrtar i nivelit të lartë që bën këtë gjest mbi  ndërhyrjen e NATO-s në konfliktin e Kosovës, ndërhyrje që solli deklarimin e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia në vitin 2008.

Klima e fyerjeve nga sulmet e NATO-s  mbetet e lartë në Beograd , të cilat kanë lënë gjurmë në godinën gërmadhë të Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit të Serbisë.

“Do të doja të shpreh ngushëllimet e mija për familjet e atyre që humbën jetën në luftimet e vitit 19999, duke përfshirë ata që u vranë si pasojë e bombardimeve të NATO-s”, iu tha Biden reporterëve pas bisedimeve me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur të njëjtat ngushëllime vitin e kaluar.

(Sipas Reuters)