Kancelarja gjermane Angela Merkel ka hyrë në regjimin e karantinës, pasi ka pasur kontakt me një mjek të infektuar me koronavirus.

Merkel u informua rreth rastit të mjekut, pasi mbajti një konferencë të dielën rreth masave të reja.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert.

Kancelarja vendosi që menjëherë të karantinojë veten në shtëpinë e saj, tha Seibert. Ajo do të testohet rregullisht gjatë ditëve në vijim dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj si kancelare nga shtëpia.

Vendimi i Merkel për vetë-karantinën vjen pasi pandemia vazhdon të përshkallëzohet në të gjithë Evropën, përfshirë në Gjermani.