AFP/

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, raportohet se ‘kë shprehur vendosmëri të fortë që të vizitojë kryeqytetin e Jugut, Seul, ndërsa kërkon zgjidhje për të ardhmen” .

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pranoi të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in “herë pas here” vitin e ardhshëm për të diskutuar çarmatosjen bërthamore të gadishullit në një letër të rrallë që i ka dërguar zyrës së liderit të Jugut, Moon, ditën e Diele.

Lideri i Veriut të izoluar e takoi Moon tre herë gjatë këtij viti- dy herë në kufi në fshatin me armëpushim të Panmunjom dhe një herë në kryeqytetin e Veriut në Pyongyang – teksa po shkohet drejt një qëndrimi pajtues dhe paqes.

Gjatë vizitës së Moon në Pyongyang në shtator, Kim premtoi të kthejë vizitën në kryeqytetin e Jugut, Seul “në një datë sa më të afërt”, duke krijuar përshtypjen se vizitën do ta bënte nga fundi i këtij viti.

Veritas.com.al/