JOE MARKHAM, Breitbart

Komisioni Europian i Jean-Claude Juncker është i mbushur me akuza për shpenzime të rreme dhe raste të ngacmimeve, sipas raporteve.

Rreth 77 raste janë hetuar nga vëzhguesi i disiplinës së Komisionit Europian vitin e kaluar, ka zbuluar një hetim i Mail on Sunday. Ndër hetimet e regjistruara ishin raste te ndryshme të stafit që pretendonin shpenzime për të paguar anëtarët e familjes, me një punonjës që supozohet të merrte trajtim fizioterapie nga një i afërm dhe duke i ngarkuar Komisionit shpenzimet për të paguar për të.

Shembuj të tjerë përfshijnë shpenzimet te rreme mjekësore, fatura false,dhe përpjekje për të dhënë kontrata të BE-së për anëtarë te familjes. Një zyrtar u shkarkua për shkak të “zhvatjes profesionale dhe ryshfetit pasiv”.

Ashtu si për shpenzime te rreme dhe për përfitime financiare,14 anëtarë të stafit u akuzuan gjithashtu për ngacmime, me një anëtar të stafit të shkarkuar për sjellje “agresive dhe kërcënuese”.

Me gjithë listën e gjatë të skandaleve potenciale, vetëm tre anëtarë të stafit u raportuan se kishin humbur punën e tyre lidhur me akuzat, ndërsa shtatë të tjerë thjesht u ulën ne pozite.

Ndërkohë, 21 incidente janë regjistruar si “jo-raste”, me 21 të tjera mbi të cilat nuk është vepruar.

Për ironi, një nga anëtarët e personelit që ishte sanksionuar e pa veten të zhveshur nga posti, sepse kishte qenë denoncuar nga Komisioni i BE-së, sepse kishte raportuar raste të turpshme për një gazetë.

Në përgjigje, një zëdhënës i Komisionit deklaroi: “Kur vendosen akuza për sjellje të keqe, ato sanksionohen në mënyrë të përshtatshme”.

Ata vazhduan të justifikonin sjelljen duke sugjeruar se “Numri i rasteve të referuara në raport duhet të matet kundrejt numrit të përgjithshëm të stafit – ne total 32,000”.

Dr Lee Rotherham i serbatorit te mendimit të fokusuar në BE, Red Cell ka treguar për Mail: “Ky raport tregon pse Mbretëria e Bashkuar kishte të drejtë të votonte për t’u larguar nga BE. Ajo gjithashtu duket si dëshmi më shumë për trajtimin e dobët të informatorëve të BE që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur. Është një kujtesë në kohën e duhur pse Britania e Madhe nuk duhet të jetë ende aq bujare të ushqeje buxhetin e BE”.

Dr Rotherham vazhdoi të dënojë mungesën e transparencës dhe llogaridhënies së BE, duke thënë: “Pasi paratë e taksapaguesve përfundojnë në Bruksel, njerëzit që shpenzojnë humbin çdo ndjenjë pronësie dhe llogaridhënieje. Por kjo nuk vjen nga një pemë magjike parash e BE-së. Ajo vjen nga pagat e zakonshme të njerëzve që punojnë shume “.

Veritas.com.al/