Me 108 vota pro, Arben Shehu është zgjedhur kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i propozuar nga presidenti Ilir Meta.

Menjëherë pas votimit, Shehu ka bërë betimin dhe ka falenderuar deputetët. “Falimenderit për besimin”, tha Shehu i cili zë kështu vendin e Bujar Leskajt i cili qendroi 7 vite në krye të KLSH.

Arben Shehu u propozua nga presidenti Meta, të cilit i ishin refuzuar tre herë propozimet e mëparëshme.

Media, qe nga dita e propozimnit, ka shkruar se zoti Shehu eshte nje nga bashkepunetoret e afert te Monika Kryemadhit, gruaja e zgjedhur e zotit Meta.

Cili ëstë kreu i ri i KLSH, Arben Shehu:
TË DHËNA PERSONALE:
Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :
1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2004-2005 Master në Shkenca Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2011 Grada shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznesi
Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar
Njohës  i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:
2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.
Redaktor në “World Journal of Social Science Research”
Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.

VERITAS.COM.AL/