Regjisori greko-francez, Costa Gavras, pritet të marrë një çmim prestigjioz në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, kur edhe filmi më i fundit i tij, “Të rritur në dhomë’ do të shfaqet në një premierë botërore.

Filmi politik, është një adaptim i një libri të shkruar nga Janis Varufakis, që kujton negociatat për borxhet mes Greqisë dhe Trojkës, kur ai ishte ministër grek i financave në 2015-n.

Filmi, përfshin edhe një skenë të një konference të shumë diskutuar shtypi mes Varufakis dhe ish-shefit të Eurogrupit, Jeroen Sijsselbloem, që i kish’ pëshpëritur në vesh: “Ti sapo vrave Trojkën”, dhe Varufakis, ishte përgjigjur me një “uau”.

“Përtej qëllimit të produksionit, që është diçka e rrallë në Greqi, regjisori dhe ekipi i tij janë profesionistë të jashtëzakonshëm dhe vetë ai është një nga njerëzit më të ngrohtë që kam takuar ndonjëherë. Në atë periudhë ku zhvillohet filmi, kur Syriza sapo kish’ ardhur në pushtet dhe Varufakis ishte ministër financash, ne të gjithë u plakëm me 10 vite. U thinjëm. Ishte një periudhë shumë intensive me shumë ankth…” tha Christos Loulis, aktor në rolin e Varufakis-it.

Përgatitjet kanë nisur në Venecia për hapjen e festivalit të 76-të të filmit, ku Luani i Artë për filmin më të mirë do të akordohet më 7 shtator.

Veritas.com.al/