Disa ditë më parë, një video e transmetuar në nëntor 2015 nga Tgr Leonardo, një buletin i lajmeve kushtuar shkencës së prodhuar nga Gazeta Rajonale Rai, nisi të qarkullojë në rrjet. Në këtë video, nga Maurizio Menicucci, u pohua se shkencëtarët kinezë kishin krijuar një supervirus pulmonar nga lakuriqët dhe minjtë për qëllime studimi.

“Një grup shkencëtarësh kinezë transplantuan një proteinë sipërfaqësore të marrë nga lakuriqët në një virus që shkakton Sars, i prejardhur nga minjtë, duke krijuar një supervirus që mund të prekë njerëzit.”,-thuhet në kronikë.

Kronika e 2015 e Tg 2: Një supervirus u krijua në një laborator

Kjo kronikë interpretohet nga disa si një provë e mundshme që virusi Sars-CoV-2 ishte krijuar në laborator dhe më pas u doli nga kontrolli shkencëtarëve kinezë. Sipas kësaj hipoteze, një grup studiuesish në Wuhan do ta kishin konceptuar atë si një armë bioterroristike, por do ta kishin lejuar më pas të rrëshqiste, duke i dhënë shkas pandemisë aktuale.

Sidoqoftë, komuniteti shkencor mohon me forcë dhe kompaktësi, se virusi Sars-CoV-2, koronavirusi aktual, u krijua në laborator. Origjina e këtij virusi, e lidhur ngushtë me atë të Sars, për shkak të sindromës së mushkërive, është natyrale.

Kronika e 2015 e Tg 2: Një supervirus u krijua në një laborator

Franco Locatelli, kryetar i Këshillit të Lartë të Shëndetit, anëtar i komitetit tekniko-shkencor që mbështet mbrojtjen civile dhe qeverinë tha: “Nuk ka asnjë provë që ky ishte mekanizmi me të cilin u krijua Sars Cov 2.”

“Pakuptimësia e fundit është derivimi i koronavirusit nga një eksperiment laboratorik. Mos u shqetësoni, është 100% natyral, për fat të keq!”,- shkruan virologu italian, Roberto Burioni në Twitter./Përshtatur nga Corriere della Sera-dritare.net