Kryeministri populist i Republikës Çeke, Andrej Babis, i cili gëzon një pasuri prej 3.4 miliardë dollarësh dhe është në pushtet prej vitit 2017, ka humbur ne votime me diferencë shumë të ngushtë, vetëm pak ditë pasi emri i tij u përfol në skandalin e pagëzuar si “Pandora Papers”, ku disa zyrtarë të lartë në të gjithë botën përfshiheshin.

Zgjedhjet dy-ditore në Çeki, vlenin për të mbushur 200 karriget e dhomës së ulët në Parlament.

67-vjeçari Babis e ka mohuar përfshirjen e tij në skandalin e rrjedhjeve të informacionit, por me sa duket, “kutia e Pandorës” e ndëshkoi atë përtej popullaritetit.

Koalicioni “Together”, i përbërë nga tre parti, mori 27.8% të votave. Partia e Babis, ANO, mor 27.1%.

(Petr Fiala, drejtues i koalicionit Together).

Si goditje e dytë ndaj centristëve të ANO, një parti tjetër e koalicionit të majtë, STAN, mori 15.6% të votave.

Një koalicion pritet të formohet tashmë nga kundërshtarët e Babi-it, për të krijuar qeverinë e re. Shumica mund të ketë 108 vende në Parlament – të mjaftueshme për të qenë solid.

ANO nga ana tjetër, fitoi 72 ulëse, gjashtë më pak se sa në zgjedhjet e 2017-ës.

Memorandumi i fituesve është nënshkruar dhe gjithçka pritet është zyrtarizimi i ndarjes së pushtetit/ AP/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.