Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në studion e Ora News, tha se pa një analizë të plotë, PD-ja nuk mund të ngrihet.

Ai deklaroi se ka një tentativë për ta përçarë dhe sunduar këtë parti, pa dhënë detaje se si.

“Jam i bindur që që në garën time kur kam garuar për kryetar të Forumit Rinor, kam qenë i bindur se ekziston një agjendë për ta përçarë dhe për ta sunduar më mirë PD-në.

Jam i bindur që demokratët janë të zgjuar dhe do të dinë të bashkohen dhe të mos hedhin baltë të pamerituar qoftë edhe ndaj anëtarit më të thjeshtë.

Kemi pasur dhjetëra të rinj që janë arrestuar. Kemi pasur të rinj që janë dënuar. Ai që ka në agjendë përçarjen dhe shkatërrimin e strukturave të PD-së, nuk e do Partinë Demokratike dhe i shërben Edi Ramës”, tha Këllici.

Veritas.com.al/