( Dina Powell, ish këshilltare për Iniciativat Ekonomie në Shtëpinë e Bardhë, kandidate që ndiqet nga Ivanka Trump)/

Presidenti Trump u tha gazetarëve në bordin e ‘Air Force One’ se ai ka ngushtuar listën e tij për zëvendësuesit e mundshëm të ambasadores në ikje te Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, në pesë persona, pasi vajza e tij Ivanka e hoqi veten nga konsiderimi për postin më herët gjate ditës …

Trump ka thënë se do të emërojë një pasardhës për Haley në javët e ardhshme, në mes të spekulimeve gjerësisht të përhapura.

Haley befasoi stafin dhe ligjvënësit gjithashtu me njoftimin e saj brusko të dorëheqjes të martën, duke thënë se është koha për tu bërë mënjanë edhe pse ajo do të qëndrojë deri në fund të vitit. Ajo nuk dha shpjegime të mëtejshme për dorëheqjen e saj dhe nuk ka njoftuar planet e saj të ardhshme. Duke folur së bashku me Haley në Zyrën Ovale, Trump tha se “ka një numër njerëzish” të cilët dëshirojnë të jenë ambasador i SHBA në U.N.

Deri tani, presidenti ka zbuluar vetëm një emër që definitivisht është në listën e tij të ngushtë: ish-këshilltarja e sigurimit kombëtar Dina Powell, që Trump tha të martën se është “sigurisht një person që unë do ta konsideroj” ne emërimin. Powell,e cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar, ka punuar si drejtore menaxhuese e Goldman Sachs dhe ka shërbyer si një zyrtare e lartë në administratën e Presidentit George W. Bush.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.