Koment/

Mund të ndodhin ngjarje më të tmerrshme, nëse do ë vazhdojnë të lëshohen lart e poshtë lajme të rreme dhe njerëzit, në vend që t’i luftojnë këto ‘bisha vdekjeje’ edhe t’i besojnë.

Por sot, një qytetar në Durrës ka dëshmuar se si lajmi i rremë u bë shkak për të shkaktuar vdekjen e babait. Ai i ka treguar kryeministrit Edi Rama se si kishte ndodhur:

Babai ishte i sëmurë dhe duhej dërguar sa më shpejt në spital. Sapo e nisën drejt spitalit të Durrësit, ai dëgjoi lajmin se ‘Spitali i Durrësit u shemb e ra përdhè’. E lexoi në media a në facebook, apo e lexuan të tjerrët dhe ua thanë familjarëve- kjo është thjesht hollësi.

Por ajo që ndodhi është e dhimbshme. Djali pasi mori lajmin e rremë për shembjen e spitalit të Durrësit, bëri atë që mund të bënte ‘më shpejt’- e nisi babanë e sëmurë drejt Beratit për në spital Por babai nuk mund të mbijetonte rrugë aq të gjatë dhe vdiq rrugës.

Ja cila ishte biseda e qytetarit sot me kryeministrin Rama:

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku është takuar me banorët dhe më pas me ekipet e huaja që kanë ardhur për të asistuar në evidentimin e dëmeve.

Një qytetar i ka treguar kryeministrit se ka humbur të atin pas lajmeve se ishte shembur urgjenca e spitalit të Durrësit. Ai tha se e kishin nisur me urgjencë në Berat dhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës por se tani nuk japin arsyen e vdekjes.

Qytetari: Ka vdekur rrugës. E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat.

Kryeministri Rama i ka thënë se ‘kjo është sjellje kriminale, këta janë kriminelë që përhapin lajme të rreme’

Rama: Iu çanë muret iu shpëtoi babai, e marrin e çojnë në spital pastaj nga spitali i Durrësit në Berat e iu vdes rrugës. Këta janë kriminelë. Në këto kushte, në këtë moment në vend që të mendojnë dy herë kur flasin, në vend t’i lënë kur të mbarojë kjo faza debatet, non stop nëpër portale, non stop nëpër kanale. Kjo është historia.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, lajmi i rremë është kthyer në vdekje- prurës. Mijëra banorë të Durrësit kanë lënë shtëpitë pas lajmit se ‘po vjen tsunami’ dhe u janë drejtuar rrugëve pa rrugë. Mundësitë për aksidente u shtuan pas lajmit të rremë. Edhe kualiteti i jetës u prish…

Lajmet e rreme vazhdojnë të bëjnë kërdinë.

Veritas.com.al/