Sot Prokuroria në Durrës, Tiranë dhe Krujë nisi hetimet për shkaqet e dëmtimit të shumë objekteve.

Ndërsa gazetarët e pyetën përfaqësuesen e ambasadës nëse SHBA-ja do ta mbështesë SPAK-un të hetojë këtë tragjedi, Leyla Moses-Ones tha se nuk kishte informacion për dosjet që do t`i dërgohen SPAK, por do të ketë mbështetje 100%.

Ndërsa pa nga afër dëmet që shkaktoi tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, e ngarkuara e punë e SHBA-së Leyla Moses-Ones  tha se Amerika do të ndihmojë Shqipërinë në disa mënyra për të kaluar këtë fatkeqësi natyrore.

“Do të ndihmojë edhe UNICEF, pasi do të mbështesë 9 mijë fëmijë të prekur nga tërmeti. Do të mundësohet një vlerësim për banesat e shkatërruara. I kemi dhënë një grant Kryqit të Kuq që do të merret me ndihma e menjëhershme humanitare.”,- tha Moses-Ones.

Verritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.