Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kjo vizitë e Kim është e para pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani. Mësohet se ajo po zhvillon një takim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme.

Ambasadorja pritet të urojë Dumanin për punën e re si dhe për të inkurajuar për të vazhduar për të goditur korrupsionin në institucionet e larta ashtu edhe politikanët dhe për të shprehur mbështetjen e SHBA për SPAK.

Sakaq, ende nuk ka informacion zyrtar se cilat janë arsyet e vizitës së Kim.

Kujtojmë që në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK mori pjesë edhe ambasadorja, e cila ishte tejet e përfshirë për një proces transparent dhe të drejtë.

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me 5 vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Dumani do të jetë në krye të SPAK për 3 vjet pa të drejtë rizgjedhje. Dumani zëvendëson në këtë detyrë, Arben Krajën. Ai ka marrë këtë detyrë më 19 dhjetor.