Kryetari i Komitetit Nacional Demokratik (DNC) – Tom Perez iu bashkua protestave jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa liberalët janë mbledhur në protestë kundër vendimit të Donald Trump për largimin nga detyra të James Comey- drejtor i FBI.

Analistë të ndryshëm në Amerikë thonë se kjo nxjerr në pah të vërtetën mbi akuzën e bërë ndaj Comey për trajtimin e emaileve të zonjës Clinton. Kongresmeni i Michigan dhe kryetar i Komitetit të Inteligjencies në Kongres, Pete Hoekstra tha se Trump bëri pikërisht atë që donte të bënte Obama me Comey.

Ndërsa kryetari i Demokratëve në protestë u dëgjua të thotë: “Zoti President, historia i ka sytë te ju; dhe historia nuk po ju gjykon për mirë”- thërriste Peres para pak protestuesve të vënë në rresht dhe që tundin disa simbole.

Perez citoi Prokurorin e Përgjithshëm të administratës Trump, General Jeff Sessions i cili ka thënë se rëndësi ka shteti i ligjit.

“Ne jemi një komb, siç ka thënë Jeff Sessions një herë, ku ‘Askush nuk është mbi ligjin”- thërriti ai.

/Veritas.com.al/