Një e mbijetuar e Holokaustit, 89 vjeçe në Itali, është shënuar nga garda Policore për mbrojtje pasi ka marrë qindra kërcënime përmes medias sociale.

Liliana Segre, e cila ishte dërguar në kampin famëkeq të Auschwitz që në moshën 13 vjeç, është bërë subjekt i një numri mesazshes ditët e fundit.

Kjo ndodhi pasi zonja Segre, një senatore e përjetshme italiane, i bëri thorrje  parlamentit për ngritjen e një komiteti për të luftuar urrejtjen.

Mocioni kaloi në parlament, pavarësisht se mungoi mbështetja e partive të krahut të djathtë në Itali.

Anëtarët e partië nacionaliste League, e drejtuar nga Matteo Salvini, e qendrës së djathtë Forza Italia dhe e djathta ekstreme Brothers of Italy, të gjithë abstenuan në votime në Milano javën e kaluar.

Mocioni kërkonte ngritjen e një komisioni të jashtëzakonshëm në Itali për të luftuar të gjitha format e racizmit, anti- Semitizmit, nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës mbi grupe besimi dhe etnie.

Zonja Segre tha pas votimit se abstenimi e bëri atë që të ndjhej “si Marsiane në Senat”.

VERITAS.COM.AL/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.