Nga Louis Casiano | Fox News

 

Los Anxhelos shpalli zyrtarisht veten një “qytet i azilit” të premten përkundër sfondit të politikave të ashpra të administratës së Trump që synonin emigrantët e paligjshëm.

“Ne deklarojmë, për të gjithë ata që kanë qenë nën sulm në këtë epokë te Trump-it, se ky qytet, në këtë ditë, në këtë orë, do të jetë një qytet i azilit”, tha këshilltari i qytetit Gilbert Cedillo. “Do të jetë një vend ku njerëzit do të dinë se do të gjykohen nga përmbajtja e karakterit të tyre dhe jo nga ngjyra e lëkurës së tyre, dhe jo nga ajo që ata zgjedhin të duan, e jo nga kur ata kanë ardhur këtu. Ata do te gjykohen nga kontributet e tyre në qytetin tonë “.

Këshilli i Qytetit votoi 12-2 për të miratuar rezolutën jo detyruese gati një vit e gjysmë mbasi u propozua për herë të parë. Qytete të tjera kanë adoptuar politikat e azilit të qytetit te tyre.

Rezoluta e së premtes deklaron Los Anxhelos eshte per të qenë një “Qytet i azilit, duke mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë banorëve tanë”.

Megjithatë, disa avokatë të të drejtave të emigrantëve thanë se votimi erdhi shumë vonë.

“Ata humbën mundësinë për ta bërë këtë kur ishte me të vërtetë e rëndësishme – kur bashkësia e emigrantëve të Los Anxhelosit duhej të dinte se ku qëndronte qyteti i saj”, tha Hector Villagra, drejtor ekzekutiv i ACLU të Kalifornisë Jugore për Los Angeles Times.

Departamenti i Policië i ‘Los Angeles’ gjithashtu ka një politikë që nuk i lejon agjentët e emigracionit të kenë akses në burgjet e shtetit ose te të burgosurit edhe sikur të kenë urdhra, raportoi FOX 11 në Los Angeles.

Jessica Vaughan, drejtore e studimeve policore për Qendrën e Studimeve të emigracionit, tha se lëvizja për të deklaruar Los Angeles si “qytet të azilit’ ndikon negativisht te taksa- paguesit dhe kërcënon sigurinë.

“Unë nuk mund të them se kjo është komplet simbolike”, tha ajo për ‘’ ‘Times’.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.