Deklarata e Ilir Metës se LSI nuk do ta votojë reformën pa konsensusin e opozitës kanë çuar në zyrën e tij, në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorët Lu e Vlahutin.

Deklarata e Metës frenon edhe planin e tyre për ta votuar reformën me çdo kusht, qoftë edhe pa opozitën. Ambasada amerikane deklaroi pak ditë më parë se opozita nuk kishte treguar fleksibilitet në negociata, ndërsa qeveria po. Për këtë arsye ajo tha se mbështeste planin e qeverisë për ta çuar reformën në parlament dhe u bëri thirrje deputetëve për votim individual, duke “legjitimuar” në këtë mënyrë edhe një rrjedhje të mundshme të votave nga opozita.

Në të njëjtën linjë ishte edhe BE përsa i përket votimit individual.

Por deklaratat e Metës për integritet në votim dhe për dhënien e votave të LSI vetëm nëse do të ketë konsensus me opozitën, i kanë frenuar planet e dy ambasadorëve dhe të kryeministrit Rama.